Blerim Syla: Turp për Labin ku tha se nuk ka virus në Kosovë, na ka ofenduar punën tonë

Blerim Syla nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetsorë, gjatë emisionit Pressing, ka komentuar edhe deklaratën e këngëtarit Labinot Tahiri, i cili gjatë protestës në Prishtinë, për një moment tha se virusi nuk egziston.

Vënia në dyshim e virusit ‘Covid-19’ i cili po e tmerron gjithë botën, e ka shokuar edhe Blerim Sylën i cili tha ndër të tjera se me këtë deklaratë Labi i ka ofenduar të gjithë për punën në luftë me virusin, shkruan Indeksonline.

“Kjo është një turp që një këngëtarë të thotë midis Prishtinës se nuk ka virus” , tha ndër të tjera Blerim Syla, shkruan Indeksonline.