Blerim Latifi ironizon me sloganin e LDK’së, thotë se ideologjia do të kthehet në “dashurologji” në këto zgjedhje

Analisti politik, Blerim Latifi, ka ironizuar me sloganin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, “mbesim në lidhje”.

Latifi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se, meqë këto zgjedhje do të mbahen në të njëjtën ditë me Shën Valentinin, më shumë do dëgjohet për dashuri sesa ideologji.

” Meqë zgjedhjet do mbahen me 14 shkurt, partitë po nguten me partizu Shën Valentinin. Kështu, kësaj rradhe, nuk do dëgjojmë dokrra ideologjike, por dokrra dashurologjike”, ka thënë ai.

Anëtarë të LDK’së sot e kanë publikuar sloganin, një ditë pasi u publikua vendimi i Gjykatës Kushtetuese për jo-ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

U.d. e presidentit, Vjosa Osmani, e dërgoi vendin në zgjedhje në po të njëjtën ditë kur doli vendimi i GjK’së.