Blerim Latifi ia kthen Bardhyl Metës: Kujdes më 3 gusht, mund të rraheni me karrige

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi e ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta kanë vazhduar përplasjet për vijat e kuqe. Kësaj here ka reaguar Latifi që duke përmendur kuvendin zgjedhor që do të mbahet të shtunën, ka shkruar se kjo ditë mund të përcillet përsëri me rrahje me karrige në LDK.

Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi ka thënë se ky nuk ka folur me emra për vijat e kuqe e koalicionit, po, me që LDK ka reaguar foli pak fjalë edhe për ta.

“Bardhyl Meta, e pashë që ke marrë mundimin të reagosh në postimin tim të sotëm në facebook, ku unë flas për manipuluesit politikë me vijat e kuqe të koalicioneve. Unë nuk kam përmendur asnjë emër të përveçëm të ndonjë politikani apo partie. Ju të LDK-së paskeni reaguar, duke konfirmuar edhe njëherë atë thënien e vjetër “mos e vet se të kallxon vetë”, ka shkruar Latifi.

Tutje, ai ka thënë se kohëve të fundit, LDK ka marrë shumë plagë, duke thyer karriget në kokat e njëri-tjetrit.

“Megjithatë, marrë parasysh faktin se kohëve të fundit keni marrë shumë plagë, duke thyer karriget në kokat e njëri tjetrit, unë do të i’u kursej nga shkaktimi i plagëve të reja. Kur t’u shërohen plagët, atëherë lajmërohuni. Kujdes 3 Gushtin! Mund të bëheni shkak për ta shpallur këtë datë si “Ditë Ndërkombëtare të Karrigeve”, ka përfunduar ai.

loading…