Sigal Prishtina

Blerand Stavileci jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KB Prishtina

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina duket se ka mbetur pa kryetar në strukturën drejtuese.

Siç ka mësuar AsistiOnline, kryetari i deritanishëm i klubit, Blerand Stavileci ka dhënë dorëheqje nga pozita që ka mbajtur deri tani.

Po ashtu është mësuar se pas kësaj dorëheqje është ftuar edhe Kuvendi i jashtëzakonshëm i klubit më të trofeshëm kosovar dhe gjatë ditëve në vazhdim pritet të ketë risi në këtë aspekt.