Këngëtarja

Bleona Qereti këndon sot në mitingun e Republikanëve: Thirrje shqiptarëve të votojnë Trumpin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti do të këndojë sot në fushatën e zv/ Presidentit amerikan, Mike Pence.

Lajmin e ka dhënë vetë Bleona përmes një postimi në Instagram ku nuk kursen edhe një apel për komunitetin shqiptar në SHBA që të votojë kandidatin republikan Donald Trump.

“Shqiptarët në mbarë botën nuk do të harrojnë kurrë 45 vitet e pamëshirshme të komunizmit, që kanë kaluar. Për këtë arsye, ftoj të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë që në zgjedhjet e 3 Nëntorit në mënyre unanime të mbështesin Presidentin Donald J. Trump, personin e vetëm që ka luftuar socializmin ‘dhëmbë për dhëmbë’ për katër vitet e fundit”.

“Kam nderin t’ju ftoj të gjithëve të Enjten në dt 22 Tetor të bashkoheni me mua dhe Zv. Presidentin Mike Pence, në Waterford Township, Micigan për një festë madhështore!”, ka shkruar Bleona.