Blendi Idrizi mund t’i mungojë Kosovës

Mesfushori Blendi Idrizi nuk është paraqitur në seancën stërvitore të skuadra e Schalkes, të martën.

Klubi gjerman ka shkruar në “Twitter” se Idrizi po vuan nga një lëndim në gju, por nuk ka zbuluar se sa mund të qëndrojë jashtë fushës. Idrizi mungoi edhe në ndeshjen e fundit që Schalke e humbi si mysafire e Regensburgut 4:1.

Ndërkaq, në barazimin e Schalkes me Auen 1:1, ai ishte inkuadruar në lojë në minutën e 68-të.

23-vjeçari mund t’i humb ndeshjet e shtatorit që Kosova i luan në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Me 2 shtator, Kosova luan si mysafire e Gjeorgjisë. Pas tri ditësh (5 shtator), “Dardanët” do të jenë nikoqirë të Greqisë, kurse me 8 shtator, po ashtu në “Fadil Vokrri”, Kosova e pret Spanjën.