Blendi Idrizi: Kemi merituar fitore më të thellë

Blendi Idrizi është shprehur i lumtur me fitoren 2:1 ndaj Maltës. Futbollisti kosovar, i cili ishte më i dalluari në këto dy ndeshje miqësore, tha se kundër Maltës u mungoi fati pas rasteve të krijuara.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me lojë por në pjesën e parë është dashur të shënonim më shumë gola pasi kemi krijuar raste të shumta por nganjëherë mungon fati’’.

‘’Jemi angazhuar maksimalisht dhe nuk kemi pasur fat në disa raste të cilat i krijuam në këtë takim. E kemi dhënë maksimumin në këtë ndeshje për të arritur fitore. Jam i gatshëm të luaj në secilën pozitë dhe po ndjehem mjaft mirë’’, është shprehur lojtari i Schalke 04.