Bledar Abazi: Të premten KFOR-i dhe FSK-ja dalin me një raport për orteqet në Brezovicë

Ushtruesi i detyrës i Drejtorit të Qendrës së Situatave nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës, Bledar Abazi ka konfirmuar për Ballkani.info se pjesëtarët e KFOR-it dhe FSK–së deri nesër (e premte), nuk do të ndërmarrin asgjë rreth orteqeve që po konsiderohen rrëzik për vizitorët në Brezovicë.

“Janë duke punuar për vlerësimin e rastit dhe pas vlerësimit i cili do bëhet nga FSK-ja dhe KFOR-i, do hartohet raport i përbashkët nga i cili do te dalin edhe rekomandimet për hapat me tutje.”, ka thënë Abazi.

Ballkani.info ka raportuar edhe disa ditë më parë për tetë orteqe që janë konsideruar të rrezikshme në Brezovicë.

Ballkani.info do të ju mbajë të informuar rreth veprimeve të mëtutjeshme. /Ballkani.info