Imran Haziri asamblisti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ka qenë njëkohësisht më i votuari në Gjilan në zgjedhjet e fundit, është i biri i biznesmenit Ismet Haziri që sipas Prokurorisë është i dyshuar në lidhje me tenderin 2 milionësh.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi që, i dyshuari Haziri, si pronar i kompanisë “Globi M.I.”, në Gjilan, përmes prezantimit të dokumenteve të falsifikuara ka arritur që t’i fitonte tre tenderë në regjionin e Gjilanit, në vlerë rreth 1 milion e 900 mijë euro.

“Më këto veprime i lartcekuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën gjendet nën masën e ndalimit, si dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan, do të vazhdojë me procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkaq, i biri i bzinesmenit kishte arritur që të fitojë besimin e 1149 qytetarëve duke dalë i pari asambleist më i votuari jo vetëm në partinë e tijë por edhe nga të gjitha subjektet e tjera politike atje, raporton insajderi.

LDK në këto zgjedhje fitoi 14 ulëse në asamblenë komunale, duke u radhitur si e para.