Bizneseve në Prishtinë mund t’iu ndalohet puna në fundjavë (VIDEO)

Autoritetet e kryeqytetit po e shqyrtojnë mundësinë që bizneseve t’ua ndalojnë punën gjatë fundjavës, e disave t’ua lejojnë me taksa shtesë.

Por, bizneset janë kundër kësaj rregulloreje që është duke u bërë gati, njofton Klan Kosova.