Bislimi për rastin Martin Berishaj: E paturpshme se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar

Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, e ka marrë edhe njëherë në mbrojtje Qeveria.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka vilësuar “kontrukt artificial” rastin e implikimit të Martin Berishajt në skandalin e shpëlarjes së parave që përfshin miliona euro transaksione nëpër banka dhe qindra mijëra të bartura ‘cash’ mes Kosovës, Malit të Zi e Sllovenisë, raporton Gazeta Express.

Bislimi tha se është turp “se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar”.

“Ju e dini shumë mirë që rasti i Martin Berishajt është konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë. Nuk ka asnjë proces gjyqësor të nisur kundër tij. Është e paturpshme se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar siç është Martin Berishaj me shpresën se mund të nxjerret ndonjë beneficion politik”, tha Bislimi.

“Sikur z. Berishaj të kishte prapa vetes ndonjë dënim, atëherë mund të flisni, por të gjitha këto janë spekulime dhe është dokumentuar qartë se s’ka asgjë të vërtetë në to”, shtoi ai.

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ia përmendi raportin e Departamentit Amerikan, që siç tha ajo, “e cekë më së miri se çfarë krimi de korrupsioni ka”.