“Bisha” e Kosovës po kthehet, fillon stërvitjet me grupin

Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, i cili lëndoi ligamentet e gjurit në ndeshjen kundër Malit të Zi gjatë ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020

Njëri prej sulmuesve më të mirë të Kosovës, sidomos gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, me në fund i është kthyer fushës së blertë.

Kosovari sot ka postuar disa foto në Instagram ku shihet se më nuk po stërvit vetëm por ka filluar të stërvitet me grupin.

Zeneli, i cili kishte shënuar het trik kundër Azerbajxhanit në Prishtinë në nëntor të 2018, gola këta që ia mundësuan Kosovës play-offin për kualifikim sot në kampionatin europian.

Kujtojmë se rikthimi i Zenelit është një lajm shumë i mirë për Kosovën por edhe për skuadrën e tij Reims në Francë e cila është duke luftuar për një pozitë që dërgon në Europë për vitin e ardhshëm.

Ndërkohë Kosova do të luajë kundër Maqedonisë Veriore në Shkup më 26 mars të këtij viti ku nëse fiton do të përballet me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.

View this post on Instagram

Patience, AZ10 is almost back??

A post shared by Arber Zeneli?????? (@azeneli17) on