Dritëro Agolli

Bisedimi i këndshëm mes Kadaresë e Agollit: Po s’pate kundërshtim, s’mund ta duash tjetrin

Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli janë përfaqësuesit e denjë të letërsisë shqipe. Janë nga ato specie të rralla të gjenisë letrare, që kanë lënë thesare të konsiderueshme për lexuesit shqiptarë dhe jo vetëm.

Tashmë dytë janë të ndjerë, me Kadarenë që iku nga kjo botë dy ditë më parë.

Në një video të shkurtër, e cila po qarkullon në internet, shihen dy të munguarit e kësaj bote, pra Kadareja dhe Agolli, teksa bisedojnë mbi një zakon të keq të shqiptarëve, atë të të kujtuarit të të këqijave.

“Në Shqipëri është zakoni i keq, kujtojnë vetëm të këqijat, të këqija gjen kudo. Episode të këqija, acarime, njolla…ne nuk kujtojmë të mirat” – thoshte Kadare.

Ndërsa Agolli ia kthen përgjigjen me një fjali të thjeshtë, por që mund të konsiderohet një mantra humanizuese e kundërshtarit.

“Unë mendoj që po nuk pate kundërshtim, nuk mund ta duash tjetrin” – thotë Agolli.