Biondina hidhte flokët prapa ulëses në aeroplan, pasagjerja ia pret ato dhe ia lidh me çamçakëz VIDEO

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një aeroplan derisa po udhëtonte me pasagjerë. Videoja është bërë virale në facebook.

Një biondinë po sillej në mënyrë vulgare duke i hedhur flokët e saj prapa ulëses së saj. Rrjedhimisht, pasagjerja prapa saj bezdisej.

Por, pasagjerja prapa bën një veprim hakmarrës dhe padyshim jo të drejtë. Ajo ia pret flokët biondinës me një prerëse thonjsh dhe i vendos çamçakëz në to.

Gjithashtu në video shihet duke kaluar edhe stjuardesa, e cila e sheh çuditshëm biondinën por nuk reagon për t’i tërhequr vërejtjen për sjelljen e saj jo-korrekte.