Shqipëri

Bimët mbi 50 cm, si u zbulua parcela e kanabisit në repartin ushtarak në Shqipëri

Përpjekjet për kultivimin e marihuanës kanë përfshirë dhe territoret e ushtrisë në Shqipëri.

Ditën e djeshme u sekuestruan 125 bimë kanabis në një repart ushtarak në Zall Herr të Tiranës ku u arrestuan, për shpërdorim të detyrës.

Shefi i seksionit të sigurisë dhe dy specialistë, ndërsa janë proceduar penalisht dhe katër të tjerë, mes të cilëve dhe komandanti i repartit.

Ishte droni i policisë që kontrollon sipërfaqet e mbjella me kanabis, që identifikoi sipërfaqen e mbjellë në territorin e repartit.

Bimët ishin mbjellë rreth 2 muaj më parë dhe kishin arritur një lartësi mbi 50 cm.