Biletat për ndeshjen Ballkani – Zalgiris dalin në shitje edhe në Prishtinë

Biletat për ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve mes Ballkanit dhe ekipi lituanez, Zalgiris kanë dalur në shitje edhe në Prishtinë.

Ballkani ka njoftuar se për shkak të interesimit të lart nga tifozët për këtë ndeshje biletat kanë dalë në shitje edhe në sheshin Zahir Pajaziti në kryeqytet, shkruan Demokracia.com.

Shitja e biletave në qendër të Prishtinës do të vazhdojë deri nesër në ora 19:00, pra një ora para fillimit të ndeshjes.

Njoftimi i plotë:

Të dashur tifozë

Për shkak të kërkesave të shumta për t’u pajisur me biletë ne menyre fizike, për lojën e nesërme kundër Zalgiris, ato janë duke u shitur edhe FIZIKISHT, te sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Shitja do të vazhdoj edhe nesër deri ne orën 19:00,

Nuk keni arsye për të munguar, pajisuni me biletë e shihemi në stadium./Demokracia.com/