Bilbao e ndal me barazim Barcelonën

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në ballafaqim me Athletic Bilbaon në xhiron e dytë të La Ligas.

Përkundër se në pjesën e parë u zhvillua një lojë mjaftë e shpejtë nga të dy skuadrat, asnjëra preh tyre nuk e gjeti rrugën e golit.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 50’ Athletic Bilbao kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Inigi Martinez.

Në vazhdim Bsarcelona e kërkoi më shumë golin e barazimit dhe e gjeti atë përmes sulmuesit holandez Memphis Depay i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 75 të ndeshjes.

Pas dy ndeshjeve, Barcelona ka katër pikë të mbledhura, kurse Bilbao i ka grumbulluar vetëm dy në po aq ndeshje.