Prishtina është vendi më i prekur nga koronavirusi në Kosovë, me gjithsej 3 mijë e 103 të infektuar që nga fillimi i pandemisë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar statistikat e COVID-19 të përmbledhura sipas moshës që nga fillimi i pandemisë në kryeqytet.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në kryeqytet është 1 mijë e 536, ndërsa numri i të shëruarve është pothuajse i njëjtë, 1 mijë e 533.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 34. /Ballkani.info/

Stastistikat e COVID19 të përmbledhura sipas moshës që nga fillimi i pandemisë në Prishtinë. pic.twitter.com/wOhdgT316g

— Shpend Ahmeti (@ShpendA) August 6, 2020