Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se xhamitë mesin të hapura, dhe se të premten bëhet falja e namazit përkundër vendimeve të fundit të Qeverisë që ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas vendimeve të fundit të Qeverisë, ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Mirëpo kështu nuk ka vendosur të veproj BIK, ata kanë njoftuar se se xhamitë mesin të hapura, dhe se të premten bëhet falja e namazit.
I kontaktuar nga KosovaPress, sekretari i BIK’ut, Ahemt Sadriu ka thënë shkurt se vendimi i marr ditë më parë nga kryesia e BIK’ut për faljen e namazit të Kurban Bjaramit mbetet në fuqi.
“Nuk ka ndryshim, vendimi për falje mbetet në fuqi. Po ndryshoj ky vendim do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë për KosovaPress, sekretari i BIK’ut, Ahmet Sadriu.
Ndalohen të gjitha veprimtaritë fetare, nuk lejohet as therja e kafshëve në shtëpi
Në prag të Festës së Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë nuk do të mund të therin kafshë në shtëpitë e tyre.
Kjo pasi që Qeveria e Kosovës, ndër masat e marrë për parandalimin e Covid-19 ka ndaluar edhe therjen e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur.
Por pa specifikuar nëse bën përjashtim falja e Kurban Bajramit apo jo.
14. Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
15. Ndalohet therja e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur, përveç në mjediset e autorizuara për therjen e kafshëve.
16. Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.







