Leeds United dështoi të sigurojë direkt ngjitjen në Premier League, teksa në ndeshjen e fundit barazoi 1-1 ndaj Aston Villa, në një ndeshje me plot çmenduri brenda saj, ku trajneri Marcelo Bielsa urdhëroi ekipin të pësojë gol, sepse pak momente më herët shënuan gol kur një lojtar i tyri ishte i shtritë përtokë.
Ndeshja e fundit do të jetë në udhëtim ndaj Ipswich, një sfidë që rezultati nuk ka rëndësi, sepse Leeds e ka siguruar fazën “play-off” për të tentuar të ngjiten në Premier League.
Në konferencë për shtyp Bielsa u ndal të flasë për këtë ndeshje, si gjithmonë duke folur në spanjisht, pasi ka probleme me anglisht, teksa këtë herë e kishte të pamundur të thoshte emrin e skuadrës kundërshtare.
Marcelo Bielsa just deciding to give up on pronouncing “Ipswich” is the video you didn’t know you needed in your life. pic.twitter.com/3le9n8bjKi
— FootballJOE (@FootballJOE) April 28, 2019
Pasi e provoi disa herë ta thotë Ispwich, edhe me ndihmën e asistentit të tij, e pati të pamundur ta thotë korrekt dhe e mbylli me një fjalë, “Dorëzohem”, duke shkaktuar të qeshura në sallë.







