Sheshi “Zahir Pajaziti”

Bie një copë fasade nga një ndërtesë në sheshin “Zahir Pajaziti”

Një copë fasade ka rënë nga një ndërtesë që gjendet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, saktësisht përballë hotel “Grandit”.

Fasada ka rënë nga pjesa më e lartë e ndërtesës, teksa njësitë e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zjarrfikësit e Policia e Kosovës janë aty aktualisht, por nuk raportohet se ka të lënduar.

Nuk dihet ende nëse janë shkaktuar dëme nga kjo copë e fasadës.