Bie nga sistemi uebfaqja e Facebook-ut

Uebfaqja e Facebook si duket ka rënë nga sistemi derisa shqetësimet lidhur me problemet janë raportuar gjerësisht nga përdorues të shumtë.

Problemet kanë të bëjnë kryesisht me pamundësinë për t’u qasur në ueb, por edhe me hapësirën boshe pas kyçjes, transmeton Telegrafi.

Problemet me Facebook janë raportuar edhe nga platforma Downdetector.

Downdetector është një platformë ‘online’ që iu ofron përdoruesve informacion në kohë reale për statusin e faqeve dhe shërbimeve të ndryshme.

Ende nuk ka pasur reagime nga kompania mëmë e Facebook-ut lidhur me këto probleme.