Sot në orën 12:30 filloi shitja e biletave online për herë të parë me rastin e ndeshjes Kosova – Azerbajxhan, mirëpo faqja nuk është duke punuar për shkak të numrit të madh të kërkesave.

Faqja ka rënë nga sistemi dhe momentalisht nuk është duke funksionuar.

Çdo person paraprakisht duhet të hapë llogarinë në platformën www.tiks.app dhe më pas ta kryejë pagesën nëpërmjet kartelave bankare.

Çdo person ka të drejtë të blerjes së tri biletave me kartelën bankare, por duhet që të japë të dhënat për secilin posedues të biletës, pasi në biletë do të shtypet emri dhe mbiemri i secilit posedues të biletës.

Ky sistem online është bërë për shkak që të parandalohet shitja e biletave në tregun e zi siç ka ndodhur për ndeshjet e kaluara, si dhe të mos ketë pritje të gjata të qytetarëve.