Shqipëri

Bie makina nga 100 metër lartësi tek kanionet, në gjendje të rëndë shoferi

Një aksident i rëndë është regjistruar sot përgjatë segmentit rrugor Çorovodë-Prishë.

Në vendin e quajtur Ura e Blëzenckës, shtetasi Alban Faik Hasanllari, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targa AA 172 DH,ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.

Rënia nga një lartësi rreth 100 metër në ujë e ka bërë tepër të vështirë nxjerrjen e trupit të të plagosurit nga automjeti.

37-vjeçari është nxjerrë nga makina me ndihmën e forcave të policisë dhe zjarrfikësve dhe është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime të policisë në vendngjarje bëjnë me dije se,i plagosuri është nxjerrë nga makina me shenja të dobëta jete dhe më pas është transportuar me ambulancë drejt helikopterit.

Burimet policore në vedngjarje bëjnë me dije se,paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte 37-vjeçari Alban Hasanllari si dhe lagështira në rrugë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se grupi i ekspertëve të policisë rrugore po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit të rëndë.

vijon…