Amerika po pret të bëhet me president, ndërsa në garë janë presidenti akutal Donald Trump nga kampi republikan, derisa në kampin “e kaltërt” është Joe Biden, demokrat.
Gara është tejet e ngushtë, me Bidenin që ka siguruar 264 vota elektorale, derisa Trump ka siguruar vetëm 214 sosh, shkruan Ballkani.info.
Janë vetëm katër shtet-beteja të diskutueshme, derisa Bidenit i duhen vetëm 6 vota elektorale nga 57 sa kanë në dispozicion këto shtete.
Bëhet fjalë për Pennsylvanian me 20 vota elektorale, në të cilën Biden ka rikthyer rezultatin, Karolinën e Veriut me 15 vota elektorale ku po e mban ‘frontin’, Donald Trump, Georgia 16 vota elektorale që ka mundësi të shkojë në rinumërim, me Joe Bidenin që kryeson shumë ngushtë dhe me Nevadën ku demokrati kryeson bindshëm.
Më poshtë Ballkani.info ua sjellë grafikat zyrtare nga AP:
Pennsylvania 98%-vota të numëruara:

Karolina veriore 94%-vota të numëruara:

Georgia 99%-vota të numëruara:

Nevada 84%-vota të numëruara:








