Real Betisi e ka ndërprerë serinë negative prej katër ndeshjeve radhazi pa fitore në La Liga, në mënyrën më sensacionale të mundshme, duke e mposhtur bindshëm Barcelonën 4-3 të dielën në “Camp Nou”, pikërisht në rikthimin e Leo Messit nga lëndimi.
Betis kishte tri humbje radhazi dhe një barazim në ligë para se të udhëtonte drejt Katalonjës për t’u përballur me Barcelonën, që e riktheu në formacion njeriun kryesor, Lionel Messin, pas disa javës mungese shkaku i thyerjes së dorës, ama duket se këtu s’i bënë përshtypje skuadrës së Quique Setien që i tronditi vendasit 4-3.







