Betis – Barcelona, sonte mësohet edhe finalisti i dytë i Superkupës së Spanjës

Gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Spanjës në futboll zhvillohet sonte ndërmjet Betisit dhe Barcelonës.

Stadiumi “King Fahd International” në Riyadh është arenë e përballjes së dy ekipeve elitare spanjolle, shkruan Demokracia.com.

Barcelona konsiderohet favorite për të kaluar në finale, ndërkohë që të njëjtin synim ka edhe skuadra andaluziane.

Fituesi i këtij dueli luan në finalen e madhe kundër Real Madridit që të mërkurën mbrëma fitoi pas penalltive ndaj Valencias.

Sfida mes Betisit dhe Barcelonës fillon nga ora 20:00.