Betim Reçica emërohet kryeshef i Agjencisë Kosovare të Standardizimit

Qeveria në detyrë e ka mbajtur mbledhje online.

Në mesin e pikave të rendit të ditës, ishte edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e kryeshefit në Agjencinë Kosovare të Standardizimit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Pas shqyrtimit, është vendosur që Betim Reçica, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, të transferohet në pozitën e kryeshefit në Agjencinë Kosovare të Standardizimit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. /Ballkani.info/