Sipas burimeve, portieri Betim Halimi pritet që të bashkohet me klubin e Prishtinës.

Reprezentuesi i Kosovës do të rikthehet sërish në Superligë, ku tani do të luajë për kampionin aktual, Prishtinën.

Gjithashtu burimet e “Sheshit” mësojnë se portieri ka arritur marrëveshje tre vjeçare me skuadrën nga kryeqyteti (2021-2024).

Në të kaluarën, Halimi ka luajtur për klube të njohura sikurse Drita, Hajvalia dhe Vllaznia.

Eglant Hoxha pritet të ketë konkurrencë të fortë në stinorin e ri, i cili do të fillojë më 21 gusht.