Besnik Hasi

Besnik Hasi po kërkohet nga klubi i madh belg

Trajneri kosovar Besnik Hasi mund ta drejtojë një prej tre klubeve të mëdha belge nga edicioni i ardhshëm.

Skuadra Club Brugget e do Hasin për trajner, ka njoftuar të mërkurën “voetbal24.be”, derisa interes kanë shprehur edhe skuadra e Gentit, Genkut e Antwerpit.

Sipas sajtit belg, Hasi do të flasë me klubet e interesuara vetëm pasi të përfundojë plejofi i kampionatit belg të futbollit.

Trajneri mori drejtimin e Mechelenit në fillim të edicionit aktual dhe me sukses e udhëhoqi drejt plejofit.

“Trajneri aktualisht është në diskutim me ekipin e tij për të ardhmen. Megjithatë, ka shumë mundësi të mira për Hasin në sezonin e ardhshëm. Interesimi është i madh nga Genti, Genku dhe Antwerpi. Përveç tyre edhe Club Brugge është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm. Hasi është një prej opsioneve”, shkruan sajti belg.