Dardan Molliqaj

“Besimin e dhënë e kuptoj si thirrje për ta rritur përkushtimin”, Molliqaj reagon pasi u zgjodh kryetar i PSD-së

Dardan Molliqaj është rizgjedhur në krye të Partisë Socialdemokrate.

“Përmes një procesi të fshehtë zgjedhor më është besuar udhëheqja e PSD-së për katër vitet e ardhshme. Besimin e dhënë e kuptoj si thirrje për ta rritur përkushtimin dhe punën ekipore. PSD me punën e saj është dëshmia se mund te jesh edhe idealist e radikal, edhe demokrat.” – ka shkruar ai.

Molliqaj tha se në Kuvendin e sotëm zgjedhor është zgjedhur edhe Këshilli i ri Drejtues; ai pohoi se Këshilli ka rritur numrin sepse aktiviteti është rritur.