Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti sot ka kërkuar falje ndaj qytetarëve të Kosovës që nuk është e mundur të largohet taksa sipas bindjes së tij.
Albin Kurti kishte marrë vendim që taksa të largohet pjesërisht, diçka e kundërshtuar nga Shtetet e Bashkaura të Amerikës. Ky vendim I Kurtit nuk u jetësua për shkak të ndasive me partinerin qeveritar, LDK-në.
Në lidhje me këtë ka reaguar anëtari I kryesisë së AAK-së, Besim Demi I cili tha që më e rrezikshme është prishja e raporteve me SHBA-të sesa infektimi i dy milionë qytetarëve me koronavirus.
“Kjo qasje destruktive, loje e ndyre, e bazuar ne mashtrim e ç’orientim te partereve tane me shume e kthen Serbine ne Kosove sesa qe e avancon raportin strategjik Kosove-ShBA”, ka shkruar Demi ndër tjerash.
SHBA vazhdimisht po insiston që taksa të hiqet krejtësisht, por Qeveria e Kosovës që përbëhet nga VV e LDK ende nuk e ka marrë këtë vendim.







