Ish ylli i Real Madridit po shkon drejt kampionatit francez, duke lënë zbrazëtirë në mbrojtjen e Besiktasit.
Gjiganti turk po e shqyrton mundësinë e transferimit të Berat Gjimshitit nga Atalanta.
Futbollisti i njohur shqiptar është bërë preferencë e Besiktasit, i cili ka mbetur pa ish yllin e Real Madridit.
Reprezentuesi i Portugalisë është duke shkuar drejt Monacos duke lënë boshllëk në skuadrën e madhe turke. Bardhezinjtë po e shqyrtojnë mundësinë që Pepen ta zëvendësojnë me mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, i cili aktualisht luan në Serie A me Atalantën.
Berat Gjimshiti është 25-vjeç dhe vlera e kartonit të tij llogaritet rreth 2 milionë euro.
Njëherësh futbollisti ka bërë përvojë të mjaftueshme për të luajtur pa problem në një kampionati siç është ai i Turqisë dhe të gjitha këto kanë bërë që Besiktasi ta vendos emrin e shqiptarit në listën e prioriteteve të afatit kalimtar të janarit.







