Presidenti i Besiktasit, Fikret Orman ka thënë se asistenti i trajnerit Senol Gunes te klubi turk, Guti mund të ketë lejë për t’u larguar nga 15 herë kampionët e Turqisë nëse ka ofertë nga Real Madridi.

E ardhmja e Julen Lopeteguit në stolin e “Los Blancos” vazhdon të jetë në dyshim pavarësisht se mbretërit fituan 2-1 ndaj Viktoria Plzen.

Guti i cili u largua këtë verë nga drejtimi i skuadrës së të rinjëve te Real Madridi, mund të rikthehet te jetë trajner, por tash te skuadra A e 13 herë kampionëve të Europës, me ish mesfushorin spanjoll që e kaloi pothuajse gjithë karrierën e tij në “Santiago Bernabeu”.

“Askush nuk na kontakuar për Gutin dhe nuk kemi dëgjuar asgjë lidhur me këto spekulime. Por nëse mbërrin ndonjë ofertë për të, vetëm se do të na bënte të lumtur. Nëse Guti do të rikthehej te Real Madridi do të ishim shumë krenarë sepse ai e meriton këtë post”, deklaroi presidenti i Besiktasit, Orman.

Real Madridi takohet me Barcelonën të dielën në “Camp Nou” për “El Classicon” e parë të sezonit, ndërsa një humbje tjetër do të rëndonte shumë pozitat e Lopeteguit te kryeqyetasit.