Besart Berisha vazhdon me gola në Australi VIDEO

Besart Berisha e ka ndihmuar skuadrën e Western United të fitojë kundër rivalit, Perth Glory, në A-League të Australisë. Takimi i zhvilluar në “Bankwest Stadium” të mërkurën në Australi, përfundoi me shifrat 2:0. 

Berisha realizoi dy gola. 

“Gjelbërezinjtë” kaluan në vendin e gjashtë para Adelaide United në A-Leaguen australiane.

Golin e parë Berisha e realizoi në minutën e 27-të. Portieri Liam Reddy e devijoi topin, por që përfundoi në gjoksin sulmuesit kosovar, i cili e tundi rrjetën.

Perth në pjesën e dytë u mundua që të kthehej në lojë, por shanset i takuan skuadrës së Unitedit. Pasi u fitua penalltia, Berisha e shënoi edhe golin e dytë të mbrëmjes e që ishte edhe goli i 17-të në këtë kampanjë.

Kur kanë mbetur edhe dy lojë për t’u zhvilluar, Western United mund të përfundojë edhe në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme.