Besart Berisha i shënon gol ish skuadrës (Video)

Besart Berisha e ka dënuar ish skuadrën e tij, Brisbane Roar.

Sulmuesi kosovar e ka rikthyer shkëlqimin pasi u rikthye në futbollin australian. 34 vjeçari po luan me sukses në ekipin Western United FC

Sulmuesi kosovar ka shënuar gol në fitoren 2-0 të ekipit të tij, Western United FC ndaj ish ekipit.

Veterani i sulmit e shënoi golin e qetësisë për ekipin e tij në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ndërkaq, golin e parë të mysafirëve e shënoi Connor Pain në minutën e 11-të.

Berisha u prit si hero nga tifozët e Brisbane, ku kishte fituar gjithçka në eksperiencën e tij.

Pasi luajti më pas edhe në Melbourne Victory, prishtinasi ishte transferuar në futbollin japonez, ku nuk pati eksperiencë pozitive.

Ndërsa, këtë verë u rikthye në futbollin australian, ku deri tash ka realizuar 5 gola në 9 ndeshje.