Besar Halimi shënon gol të bukur për Brondbyn danez.
Mesfushori i Kosovës po rikthehet në formë pikërisht para ndeshjeve të Kosovës me Malin e Zi dhe Bullgarinë.
Halimi shënoi në minutën 72 në fitoren 4:2 të skuadrës së tij ndaj Randers, shkruan Gazeta Olle. Ai realizoi për 3:2.
Gjilanasi hyri në lojë në minuntën 65 dhe pas shtatë minutash realizoi pas harkimit nga këndi.
Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikim në Ligën e Evropës.
Golin e Halimit e gjeni në linkun e mëposhtëm, minuta 5.







