Besa merr fitoren e parë në Superligë, mposht Trepçën ’89

Ka përfunduar ndeshja e vetme e zhvilluar në kuadër të xhiros së pestë të Super Ligës së Kosovës ndërmjet Besës së Pejës dhe Trepçës 89’.

Triumfues nga ky takim dolën vendasit me rezultat 2-1

Besa kaloi në epërsi që në minutën e 8’ me golin e realizuar nga Tahiri dhe pastaj shifrat i dyfishoi në minutën e 34’ da Silva.

Mysafirët ia dolën ta ngushtonin epërsinë në minutën e 65’ me golin e realizuar nga Muja.

Kjo është fitorja e parë e Besës në Superligë pas pesë xhirove. Besa renditet e parafundit me tri pikë.