Besa e trondit Llapin me barazim në çastet e fundit, Arbëria e mund Drenicën

Xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës ka vazhduar sot edhe me dy ndeshje të tjera shumë interesante, raporton KosovaPress.

Me fillim nga ora 14:00, u ballafaquan Drenica dhe Arbëria, e cila përfundoi me fitoren minimale të ekipit mysafir dhe takimi u vendos nga një autogol i Hamitit që në minutën e tetë të ndeshjes.

Nga po i njëjti orar, u zhvillua edhe ballafaqimi tjetër i rëndësishëm ndërmjet FC Besës dhe KF Llapit. Nga ky takim, të dy skuadrat morën nga një pikë

Llapi krijoi epërsi të dyfishtë brenda pjesës së parë me golat e realizuar nga Hoti dhe Ramadani, ndërsa Besa ia doli t’i barazonte shifrat me golat re realizuara në minutat 73’ dhe 90+

Pas shtatë ndeshjeve, Arbëria pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, kurse Llapi në vendin e fundit, me vetëm dy pikë të mbledhura.