Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj me dedikim emocional në njëvjetorin e lindjes së vajzës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, para një viti është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, mirëpritën fëmijën e parë, vajzën, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

Ditën e sotme (e premte), ajo ka mbushur një vit dhe në këtë ditë nuk ka munguar një urim i veçantë nga prindërit e saj.

https://www.instagram.com/p/BzzyOfahMPt/

Këngëtarja Myrtezaj në llogarinë e saj personale, Instagram, ka publikuar disa imazhe, teksa ka zgjedhur fjalët më emocionale për të bijën.

Ky është postimi i plotë i Xhensilës:

“Për nektarin e jetës time, bija ime, mbrëmë e kisha të pamundur të flija, e mezi prisja të hapje sytë e ëmbël. E ndjej akoma aromën dhe faqet e ngrohta të tuat kur të sollen tek unë. Ma ngrohen shpirtin si askush më parë në jetë, ndjesia hyjnore. Ditѱlindja jote, dita më e bukur e jetës time. Lutja ime, me ty njoha edhe më shumë Zotin, kuptova se sa shumë dashuri dhe dhembshuri ndjen ai për ne. Ti solle lutjen, Lutem për ty sa hap sytë, e gjumi më zë duke falenderuar Zotin për mrekullinë që na solli në jetën .
Nuk të dhuruam në jetën, ti na dhe boten. Ne të dyja kemi qëndruar 24 orë bashkë, kemi qeshur, kemi kërcyer, kemi qarë të dyja kur ti ke bërë vaksinat, kur të dhimbte barku, e tani që po të dalin kicat (dhëmbët), kemi eksploruar botën bashkë përreth, nuk po mëson t’i nga unë, unë po mësoj nga ty, po e shoh boten vetëm nga sytë e t’u, dhe e di sa shumë ngjyra, pastërti, gëzim, po shohin sytë e mi tani? Na presin dhe shumë vite për të mësuar nga njëra tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolëm zonjushë Ajka, të përjetojmë më të bukrin vit me plot sfida, e mësime. Ti ke fuqinë, ti më ndyshove mua dhe jetën time përgjithmonë. Mos e harro kurrë, kurrë mos ndjej frikë, kur t’i të kalosh përmes ujrave mami do jetë me ty. Në fillim unë dhe babi kishim njëri-tjetrin, tani kemi gjithcka. Ajka ëndrra jonë e bërë realitet”.

Nga ana tjetër, një urim të tillë e ka bërë edhe aktori Kallaku, i cili po ashtu vjen me një dedikim për vajzënzbu e tij, së cilës për herë të parë i’a kanë zbuluar edhe fytyrën.

https://www.instagram.com/p/BzzxO9eHvk8/

loading…