Bersant Celina shënon gol të bukur për Swansea City VIDEO

Bersant Celina e ka hapur llogarinë për Swansea City këtë sezon në Championship, i cili megjithatë ishte i pamjaftueshëm për skuadrën e tij që u mposht nga Ipswichi 3-2 në një ndeshje dramatike të shtunën.

Mesfushori kosovar e shënoi golin e parë personal për Swansean këtë sezon në humbjen 3-2 ndaj Ipswichti në kuadër të javës së 12 të Championship, nivelit të dytë të futbollit anglez.

Celina realizoi pas një depërtimi individual në minutën e 79-të, duke i barazuar shifrat në 2-2.

Por, goli i Chalobah gjashtë minuta para fundit e theu skuadrën e Cilinës që e humbi këtë takim.