Bernardo Silva përjashton Manchester Unitedin nga gara për Premier League

Manchester United nuk është përfshirë nga Bernardo Silva si kundërshtar në Premier League kur numëroi skuadrat që mund t’i rrezikojnë Cityt titullin.

Kampionët në fuqi u rikthyen të jenë lider teksa mposhtën Tottenahmin në “Wembley” të hënën në mbrëmje. Liverpooli ka të njejtën kuotë pikësh me “Citizens” 26, gjersa më pas rradhiten Chelsea, Arsenali e Tottenhami.

Manchester United kanë pasur një start të vështirë të sezonit duke u pozicionuar në vendin e 8-të me 9 pikë më pak se rivalët e qytetit.

Sulmuesi i Cityt, Bernardo Silva nuk i ka përmendur fare “Djajtë e Kuq” në listën e tij prej skuadrave kandidate për titull këtë sezon në elitën e futbollit anglez.

“Mendoj se Liverpooli dhe Chelsea janë kandidatë për shkak se janë shumë të fortë. Poashtu edhe Arsenali dhe Tottenhami, edhe pse këta të fundit i mposhtëm prapë mbeten rival. Kam përshtypjen se këtë sezon do të jetë më e vështirë për ne sepse edicionin e kaluar askush nuk priste nga ne të grumbullojmë 100 pikë e të shënojmë aq shumë gola, kështu që skuadrat tjera janë të vetëdijshme se duhet të jenë më të mirë për të na mposhtur”, u shpreh portugezi.

Silva zbuloi se synim i Manchester Cityt mbetet sërish triumfi në Premier League ndërsa përmendi edhe foksusin që duhet ta kenë për t’u përmirësuar secilën ditë.