Federico Bernardeschi ka mbetur shumë i zhgënjyer nga eliminimi prej Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit, në çerekfinale, por beson se të tijtë do ta fitojnë kompeticionin në fjalë brenda dy sezoneve.

“Fakti që Allegri qëndron është një sinjal shumë i rëndësishëm.

Mendoj se presidenti do të ndërtojë një projekt për ta fituar Ligën e Kampionëve, ashtu siç ka investuar shumë në vitet e mëparshme, – tha ai për “Sky Sport Italia”.

“Unë besoj se Liga e Kampionëve do të mbërrijë në Torino. Nëse jo vitin e ardhshëm, do ta fitojmë pas tij”.