Bernard Challandes: Kualifikimi dikur ishte ëndërr, tani është i mundshëm (VIDEO)

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Berndard Challandes, u shpreh i lumtur me fitoren e mbrëmshme të ekipit që e drejton ai ndaj Malit të Zi.

Challandes foli për rezultatin e mbrëmshëm në një intervistë për Klan Kosova.

“Fitorja ndaj Malit të Zi ishte mjaft e rëndësishme dhe tani po përgatitemi për këtë lojë interesante me Republikën Çeke. Dje isha shume i lumtur me zemrën e ekipit, me taktikat, teknikën dhe frymën që treguan”.

Për ndeshjen e radhës me Çekinë ai tha se pret fitore, ngase është lojë për kualifikim në Euro 2020.

Ai gjithashtu theksoi se ekipi kosovar ka bërë progres të vazhdueshëm.

“Kemi bërë progres rregullisht pas çdo lojë që është mjaft e rëndësishme. Nuk është vetëm kualifikimi – dikur ishte vetëm një ëndërr, por tani është i mundshëm. Më e rëndësishmja është progresi i ekipit, kemi bërë progres me lojtarët e njëjtë, gjë që është tejet e rëndësishme për mua dhe për Kosovën. Ideja ime ishe të kemi lojtarë të mirë dhe tani kemi një ekip të mirë”.

loading…