Mesfushori kosovar i Akhmat Groznyt, Bernard Berisha, është zgjedhur në mesin e 11 lojtarëve në formacionin më të mirë të javës në Premierligën e Rusisë, sipas Instat Index.

Bernard Berisha luajti 90 minutave në ndeshjen e xhiros së fundit në Premierligën ruse, më 29 shkurt, në ndeshjen kundër Rostov, e cila përfundoi me rezultat 1:1, transmeton Gazeta Express.

28-vjeçari nga Peja ia mundësoi skuadrës së tij ta marrë një pikë nga kjo ndeshje përmes asistit të tij në minutën e 49-të të ndeshjes.

Pikërisht ky asist dhe paraqitja e tij e përgjithshme në këtë ndeshje bëri që Berisha të shpërblehet me një vend në formacionin më të mirë të javës në Rusi.