Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, dhe skuadrës ruse Akhmat, Bernard Berisha ka pësuar një lëndim të rënd, çka i duhet të jetë jashtë fushave për 6 muaj.
Lajmin e ka thënë vet Berisha duke thënë se i duhet një ndërhyrje kirurgjike dhe kjo do ta mbajë gjatë jashtë fushës. Berisha pësoi lëndim në ndeshjen e fundit në kampionati rus.
“Të dashur fansa, miq dhe familjarë. Sot është një nga momentet më të vështira të karrierës sime. Fatkeqësisht, në ndeshjen e fundit pësova një dëmtim të rëndë. Do të më duhet të bëj një operacion sa më shpejt dhe të qëndroj larg futbollit për 6 muaj. Gjithçka është në dorën e Zotit. Do të rikthehem edhe më i fortë në fushë, inshallah ☝🏼🙌🏻”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Ballkani.info







