Bërnabiq: Vuçiq kurrë nuk ka pasur presione më të mëdha

Ana Bërnabiq, mandatarja për përbërje të qeverisë së re të Serbisë, ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq në Nju Jork “vazhdon të luftojë për interesat e Serbisë”, transmeton gazeta pro-qeveritare serbe “Novosti”.

Vuçiq ka pasur më shumë se 20 takime dje në Nju Jork. Megjithatë, sot është dita më e rëndësishme”, ka theksuar Bërnabiq.

Sipas fjalëve të saj, Vuçiq ka një intervistë shumë të rëndësishme për mediat amerikane dhe do të jetë “shikueshmëri historike për Serbinë” të shohë se çfarë kemi për të thënë, transmeton Paparaci.

Më pas vazhdon një takim me ministrin kinez, dhe pastaj një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Kurrë nuk ka pasur më shumë presione ndaj Vuçiqit dhe ata fokusohen në dy pika – vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe zgjidhjen përfundimtare të marrëdhënieve me Kosovën”, ka shtuar Bërnabiq, e cila është e bindur se “sonte do të ndihen krenarë si dhe shumë herë”, nuk e harron Bërnabiq detyrën e saj ta lavdërojë shefin.