Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka parë si të drejtë protestën e sotme të mbajtur në veri të Mitrovicës.
Në një postim në Twitter është shprehur se në tubimin e sotëm në veri të Mitrovicës serbët kërkuan zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit, shkruan lajmi.net.
“Pra, serbët kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, nga Beogradi, Prishtina dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, gati 10 vjet më parë.”, ka shkruar Bërnabiq.
So, the Serbs are asking for full implementation of the Agreement signed in Brussels, by Belgrade, Priština and the EU High Representative, almost 10 years ago. 10/11
— Ana Brnabic (@anabrnabic) November 6, 2022







