Bërnabiq në Bruksel, Von Der Leyen ofron mbështetje për Serbinë, përmend edhe normalizimin me Kosovën

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se është takuar me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Ajo tha se në takim foli për planin për të ndihmuar reformat në Serbi, rritjet e investimeve të BE-së, si dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, raporton Express.

“Takim i mirë me kryeministren Ana Bërnabiq. Komisioni Europian mbështet punën e Serbisë drejt anëtarësimit. Plani ynë i Ri i Rritjes do të ndihmojë në përshpejtimin e reformave, rritjen e investimeve të BE-së, për t’ju afruar me Tregun e Përbashkët. Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”.