Ish presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi tha se e vetmja mënyrë që ‘kuqezinjtë’ të bëhen përsëri të suksesshëm është nëse klubi i Serie A i kthehet atij.
Stefano Pioli po kërkon të shpëtojë sezonin e dobët të Milanit pasi Marco Giampaolo u shkarkua pas vetëm shtatë ndeshjeve konkurruese para pushimit ndërkombëtar.
Ka qenë e vështirë për Milanin, të cilët tashmë janë 10 pikë larg vendit të parë pasi ata fituan për herë të fundit Scudetto në edicionin 2010/11 – teksa sezonin e kaluar arritën renditjen më të lartë që nga sezoni 2012/13.
“Këto janë fraza që dikush duhet të thotë vetëm nëse ai futet në tualet dhe së pari mbyll derën”, duke iu referuar deklaratave të Gazidis se Milani rrezikoi rëniën në Serie D.
“Sa i përket mënyrës sesi kthehet Milani i madh i kaluarës, kjo është e thjeshtë, por në të njëjtën kohë është e vështirë të ndodhë: t’i kthehet Bersluconit”, tha ai.







